22:59 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Ava Max po prek majat e suksesit, në top 10-shën e Billboard

Ajo po ngjet shkallët e suksesit, duke iu bashkuar yjeve shqiptare si Rita Orës, Bebe Rexhës e Dua Lipës.

Bëhet fjalë për këngëtaren me prejardhje shqiptare të njohur si Ava Max.

Artistja kulmin e suksesit e arriti me projektin muzikor “Sweet but Psycho”, një nga këngët më të dëgjuara edhe në Amerikë.

Billboard ka bërë një postim në llogarinë Instagram ku ka treguar se Ava me këtë këngë ka arritur të bëhet pjesë e top dhjetëshes më të dëgjuar./Indeksonline/