11:57 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ava Max promovon sot videoklipin e këngës “Freaking Me Out”

Ndër këngëtaret e shumta shqiptare që kanë arritur sukses të madh ndërkombëtarë, është edhe Ava Max, shkruan Indeksonline.

Ajo hap pas hapi po rritet si një yll në skenën muzikore botërore dhe me këngët e saj, ajo ka zënë një vend të rëndësishëm, duke fituar simpatinë e miliona fansave.

“Sweet but Psycho”, “Torn” ose “So Am I” janë disa nga hitet e këngëtares Ava Max.

Teksa së fundmi me rastin e festës së “Halloween”-it, ajo ka paralajmëruar se sot do të  promovojë videoklipin e këngës së saj të fundit me titull “Freaking Me Out”. /Indeksonline/