12:48 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ava Maxi, vishet me kreacionet e disenjatorit kosovar

Sukseset e kreatorëve shqiptarë në botë po shtohen dita-ditës.

Shumë disenjatorë të njohur kosovarë kanë veshur yjet me të famshme botërore, e këtë së fundi e ka bërë edhe Pajtim Rraci.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka zgjedhur veshjet e kreatorit të njohur me të cilat shihet në imazhet që ka publikuar së fundi në Instagram.

Artisjta e njohur shihet e veshur me një fustan të bardhë, me një lule blu në mes, e që kjo dukje është punuar nga kreatori, Pajtim Rraci që e ka postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se së fundi Ava Maxi publikoi albumin e ri “Heaven and Hell” që po pritet mjaft mirë, duke krysuar toplistat botërore./Indeksonline/