12:42 / E Hënë, 27 Maj 2024 / mp

Avancimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Hyseni: Përpjekjet e Beogradit nuk e ndalën rrugën e Kosovës

Kosova është avancuar nga anëtare vëzhguese në atë të Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Pas kësaj arritje, ka reaguar kryesuesi i delegacionit, Driton Hyseni.

Hyseni u shpreh se ky hap vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Kosovës dhe AP-së të NATO-s.

Ai theksoi se përpjekjet e delegacionit të Serbisë dhe akterëve tjerë në Beograd s’ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit.

“Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje e Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, theksoi deputeti i Kuvendit të Kosovës.