23:32 / E Diele, 18 Mars 2018

Avancimi në punë mund të ndikojë keq në martesë: A keni pasur edhe ju përvoja të tilla?

Një studim i ri ka zbuluar që femrat të cilat avancohen në punë kanë më shumë shanse që të shkurorëzohen.

Nëse partneri juaj befasisht gjen punë të re, me pagë më të madhe, natyrisht që do të jeni të kënaqura dhe të lumtura.

Mirëpo, hulumtimi i ri ka zbuluar që suksesi profesional nuk është gjithherë i mirë për jetën e çifteve.

Sipas hulumtuesve suedezë, femrat të cilat fitojnë më pak se partnerët e tyre (ose nuk fitojnë asgjë) në raste të shumta vendosin të ndahen, nëse karriera e tyre përnjëherë bëhet e suksesshme.

Thënë ndryshe: femrat të cilat arrijnë të avancohen në punë kanë shanse më të mëdha që të shkurorëzohen.

Ole Folk, shkencëtar në Universitetin Upsala dhe Joana Rikne, ekonomiste në Universitetin e Stokholmit, kanë analizuar të dhënat e kandidatëve nga regjistri suedez i punëve para dhe pas avancimeve në punë.

Ata i kanë studiuar të dhënat e femrave të cilat gjatë 30 vjetëve janë avancuar në menaxhment, për të mësuar a ka ndikuar dhe si ka ndikuar suksesi i femrave në martesë.

Ata kanë zbuluar që femra e cila realizon sukses afarist ka 7 për qind më pak shanse të qëndrojë në martesë pas tre vjetëve në punën e re. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për meshkujt.