19:05 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Valon Murati: Lajm i mirë miratimi i ligjit, urime të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka quajtur lajm të mirë miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Murati ka uruar të gjithë shqiptarët për ligjin që avancon statusin e gjuhës shqipe, shkruan Indeksonline.

Ai ka shtuar se ky ligj nuk e barazon gjuhën shqipe me maqedonishten, por ky avancim do të ndodh kur do të shndërrohen në popull shtetformues në Maqedoni.

Postimi i plotë:

Është një lajm i mirë miratimi i ligjit që avancon statusin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Andaj urime të gjithë shqiptarëve. Sidoqoftë, edhe me këtë ligj gjuha shqipe nuk barazohet me maqedonishten. Për më tepër, avancimi real i shqiptarëve do të ndodh kur do të shndërrohen në popull shtetformues në Maqedoni. Për këtë, duhet që politika shqiptare në Maqedoni të jetë unike e Prishtina me Tiranën zyrtare të jenë krah saj.