75 Mall Live Search
19:41 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Avdijaj: Kam refuzuar Liverpoolin dhe Real Madridin

Ylli kosovar, Donis Avdijaj në një intervistë për ‘Sport1’ ka treguar se si kishte refuzuar ofertat nga ekipi i Liverpool dhe Real Madrid për Schalken 04.

Ai thotë se është penduar që ka refuzuar ofertën e Liverpool, transmeton Indeksonline.

“Gabimi im më i madh, për të cilin pendohem shumë, ishte duke refuzuar një tjetër ofertë mega nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratën afatgjate me Schalken, e cila ishte një çështje afër zemrës sime. Kam pasur edhe një ofertë nga Real Madridi”, u shprehë Avdijaj.

Për momentin, Avdijaj është pa klub dhe është në kërkim të një ekipi të ri.

“Tashmë kam shumë oferta nga klubet. Unë duhet t’i studioj së pari. Unë duhet të bëj një plan për veten time, ku dua të shkoj, çfarë është më e mira për mua dhe si të vazhdoj. Ka shumë bisedime që po vazhdojnë”, ka thënë ylli kosovar.

Donis Avdijaj sa ishte pjesë e Schalke 04 kishte klauzolë prej 50 milionë euro. Ai ishte bërë pjesë e klubit gjerman në vitin 2011, kur ishte vetëm 14 vjeç. Në të kaluarën, ai shihej si njëri ndër talentët më të mirë në Evropë./Indeksonline/