12:18 / E Enjte, 07 Janar 2021 / C E

Avdijaj: Vllaznia mund të fitojë titullin

Pasi u zyrtarizua nga drejtori sportiv Matko Djarmati, Albion Avdiaj, ka dalë në një konferencë shtypi, duke i prezantuar si afrimi më i ri i Vllaznisë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Shpresa ka theksuar se ka qenë prej 3 muajsh në kontakte me shkodranët dhe se zgjodhi Vllazninë për shkak të relatave shumë të mira me trajnerin Bërdariq.

Tirana? Nuk kam çfarë flas për çfarë ka ndodhur. E kam mbyllur këtë kapitull dhe nuk më intereson më. Të shohim përpara! E kam parë lojën e ekipit dhe duhet të tregoj veten. Me Thomasin jam prej dy-tre muajsh në kontakt, e kam pasur profesor në ekipin e dytë të Wolfsburgut. Kështu që kam besim dhe s’kam ç’flas më shumë thjesht e tregoj në fushë. Nuk bëj premtime për gola. Kam besim se Vllaznia mund ta fitojë titullin, sepse e di sesi punon profesori dhe shoh se janë ekip, që të gjithë bashkë duan të arrijnë diçka”, u shpreh Avdiaj.