14:18 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Avdre Silva largohet nga kampi i Milanit, pritet transferimi te Monaco

Andre Silva është një hap larg shitjes nga AC Milan në Monako dhe sipas raporteve të Milannews.it dhe Sportmediaset, lojtari portugez ka thënë tashmë lamtumirë shokëve të tij dhe ka lënë kampin e stërvitjes së Rossonerëve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimit të fundit, sulmuesi, i cili ishte në huazim në Sevilla sezonin e kaluar, do të bashkohet me ekipin e Ligës 1 për një shifër prej 30 milionë eurosh (përfshirë shpërblimet). Paratë nga shitja e Silva mund të përdoren për t’u afruar më shumë me blerjen e Angel Correa të Atletico Madridit, pasi Maldini pritet të takojë menaxhimin e klubit spanjoll në orët e ardhshme.

Ende ekziston një distancë mes ofertës dhe kërkesës prej rreth 10 milionë eurosh, pasi Colchoneros vlerëson sulmuesin argjentinas në 50 milionë, ndërsa Rossonerët nuk duan të marrin mbi 40 milionë. Zhvillimet në këtë front priten në orët e ardhshme./Indeksonline/