14:40 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Avdullah Hoti me fjalë të buta për prezencën e Teuta Rugovës në seancë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti vazhdon të jetë i butë me qëndrimet e tij.

Hoti e ka komentuar prezencën e deputetet Teuta Rugova në seancën e sotme ku pritej të votohej grupi i unitetit në bisedimet me Serbinë.

“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës.
Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime” shkruan Hoti në Facebook./Indeksonline/