15:06 / E Hënë, 25 Janar 2021 / A. A

Avdyli bën hap të madh, nga Kosova transferohet në Zvicër

Milot Avdyli do të transferohet te në Zvicër te Aarau në këtë afat kalimtar.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka thënë se dy klubet kanë arritur marrëveshje në parim dhe pritet që deri në përfundim të afatit të nënshkruhet kontrata.

“Ne jemi pajtuar me ekipin zviceran për Milotin. Klubi ynë do të ketë 50% pronësi në kartonin e tij pas transferimit në ekipet tjera. Meqë ekipet janë në krizë Aarau nuk do të pagujë dëmshpërblim” deklaroi Zeka për Indeksonline.

Avdyli ka debutuar me në Superligë me Trepçën ’89 si 16 vjeçar.

Edicionin e kaluar u dallua me paraqitje të mira dhe ishte ndër kontribuesit kryesorë që 89-shi e siguroi ekzistencë.

/Indeksonline/