17:43 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aviokompania “Germania” stacionon Airbus A319 në Aeroportin e Prishtinës

Nga data 31 Mars 2019, kompania e pavarur ajrore ‘Germania’ do të stacionoj një Airbus me kapacitetet e saj prej 150 ulësve, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, u tha në konferencën për media të kësaj kompanie.

‘Së bashku me partnerin Air Prishtina, Aviokompania do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve në fillim të sezonës verore 2019’, u tha në konferencë.

Në këtë event i pranishëm ishin edhe Christian Heldt, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, i cili komentoi edhe planet e të dyja kompanive.

‘Me pothuajse 300.000 udhëtarë gjatë vitit 2017, Gjermania është transportuesi nr 1 që aperon në Aeroportin e Prishtinës. Me fluturimet shtesë që operon nga Aviokompania Germania prej Aeroportit të Prishtinës si bazë, shpresoj që Gjermania së shpejti të jetë edhe destinacioni i ri i udhëtarëve. Jam krenar dhe i lumtur që një transportues ajror gjerma që luan një rol kaq të rëndësishëm, dëshiron të trajtojë e së shpejti edhe të operojë me ekuipazh kosovar dhe personel tjetër të stacionuar këtu’, u shpreh ai, përcjellë Indeksonline.

Për ta përshëndetur  këtë ngjarje me një fjalë rasti doli edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ndryshe Germania dhe Air Prishtina bashkëpunojnë ngushtë që nga viti 2012 në linjat në mes mes Gjermanisë së Kosovës./Indeksonline/