17:09 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Fluks i madh i bashkëatdhetarëve në Aeroportin ”Adem Jashari”


Aeroporti Ndërkombetar “Adem Jashari” në Prishtine sot ishte i mbushur me bashkëatdhetarë, të cilët kishin kaluar pushimet e festave të fundvitit në Kosovë.

Shumica e udhëtareve që prisnin në radhe për të bërë “Check in” ishin nga Zvicra, por nuk mungonin as ata që prisnin fluturimin e tyre për në Gjermani dhe vende tjera të Evropës.