19:08 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Avionët ushtarak ngriten sërish mbi Preshevë (Video)

Avionët ushtarak të Serbisë kanë fluturuar edhe sot mbi Preshevë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline avionët kanë fluturuar mbi këtë zonë në ora 16:20 si dhe në ora 17:00 dhe se për ta edhe më tuje po vazhdon provokimi nga autoritetet serbe.

Indeksonline ka siguruar edhe një video nga ky moment i fluturimit të sotëm.

Një gjë e tillë është duke ndodhur prej ditësh që nga arrestimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili hyri ilegalisht në Veri të Kosovës e që më pas u arrestua nga Policia e Kosovës.

Pas fluturimit të avionëve, ministria e Mbrojtjes së Serbisë kishte thënë se manovrat janë normale dhe se nuk ka provokime.

Madje për këtë pati reaguar edhe KFOR-i të cilët thanë se janë duke ndërmarrë kontrolle të duhura përkitazi me rastin.

“KFOR është duke e monitoruar situatën dhe fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2108’ të planifikuar për nesër”, ishte thënë tutje në njoftim.

Mirëpo manovrat teknike Sadajestvo kanë përfunduar, përderisa sot avionët luftarakë kanë qenë të pranishëm sërish mbi Preshevë./Indeksonline/