09:02 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

Avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë teston shkëputjen nga toka

Bayraktar Kızılelma, avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisw i zhvilluar nga kompania Baykar me burimet e saj në mënyrë kombëtare dhe unike ngriti rrotat në testimin për ngritjen nga toka.

Kreu i Bordit drejtues dhe liderit të teknologjisë të kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar në një postim nga llogaria e tij në Twitter ndau një video nga testi i Bayraktar Kızılelma për ngritjen e rrotave nga toka. “Po e mbajmë me zor. Bayraktar KIZILELMA ngriti rrotat në testin e shkëputjes nga toka. Shpresoj që ka mbetur pak”.

Në një postim drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar tha: “Kemi kaluar një prag tjetër kritik! Avioni luftarak pa pilot Bayraktar KIZILELMA që kemi zhvilluar 100 për qind me kapitalin e Baykar në mënyrë kombëtare dhe unike, do të jetë një pikë kthese për historinë tonë të aviacionit”. /IndeksOnline/