15:00 / E Premte, 20 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Avioni privat i Elvis Presley shitet me çmim “ofertë”

Aeroplani privat i Elvis Presley, me 9 sedilje origjinale prej kadifeje të kuqe, u shit në ankand për 240 000 euro, aq sa kushton një apartament modest në një qytet të madh amerikan.

Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhuar në vitin 1962, ka qëndruar në një varrezë avionësh në Rosëell, Neë Mexico, për rreth 40 vite. Aeroplani është një nga tri mjetet fluturuese në pronësi të mbretit të Rock and Roll-it. Presley e bleu atë për 840 000 dollarë në vitin 1976, një vit përpara së të ndërronte jetë.

Aeroplani u nxor fillimisht në ankand në vitin 2017 për 430 000 dollarë dhe nuk dihet se përse përfundoi sërish në varrezën e aeroplanëve. Riparimi i pjesëve të avionit mund të jetë i kushtueshëm, por kasetofoni i tij origjinal, kabina e drurit dhe arredimi i viteve 1970 janë ruajtur.

Katër motorët e avionit dhe shumica e pajisjeve në kabinë janë çmontuar prej vitesh, kështu që ky avion nuk mund të fluturojë më.