Avni Arifi raporton para komisionit për rrjedhën e dialogut me Serbinë
Avni Arifi, shef i grupit negociator me Serbinë, sot do të raportoj para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Ky raport ka të bëjë me rrjedhën e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe po diskutohet tre ditë pas arrestimit të të ashtuquajturit drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.
“Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë Avni Arifi, shef i grupit negociator me Serbinë lidhur me rrjedhën e bisedimeve Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14:00)” thuhet në njoftimin e komisionit./Indeksonline/