16:52 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / A. M.

Avokati Berisha i drejtohet kryeprokurorit Kelmendi, kërkon të hetohet prokurori Maloku

Avokati Besnik Berisha i është drejtuar me një letër U.D., Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi për pretendimet e tij se u arrestua në mënyrë të kundërligjshme dhe arbitrare, për siç thotë me urdhër të pushtetit dhe minsitres së Drejtësisë, përmes prokurorit Rasim Maloku.

Avokati Berisha i është drejtuar kryeprokurorit Kelmendi me kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë së veprimeve procedurale të kryera nga prokurori Rasim Maloku.

Në këtë kërkesë, avokati Berisha thotë se po denoncon “krimet e kryera nga prokurori Rasim Maloku”, i cili sipas tij po i “serviloset urdhërave të pushtetit, të dhëna nga një ministre e Drejtësisë dhe jo vetëm”. Kjo sipas tij, për kritikat që ia ka dhënë ministres për “paditurinë, dështimet e paaftësinë e saj profesionale”.

Avokati Berisha thotë se konfliktet verbale me prokurorin Rasim Maloku kanë nisur 6-7 vite më parë në suazat e ushtrimit të profesionit.

Gjithashtu, i njëjti pohon se ka argumentuar me prova kredibile se ka pasur autorizim për të vepruar si avokat mbrojtës i të dyshuarfit G.S., dhe se “pretendimi i prokurorit të çështjes kinse nuk kam pasur autorizim për të mbrojtur të dyshuarin G.S., ishte veç një trillim dashakeq dhe i qëllimshëm i tij”.

Tutje, avokati Berisha pretendon se “prokurori Rasim Maloku ka keqpërdorur dhe tejkaluar kompetencat e tij me rastin e bastisjes së njërës prej pronave të mia, gjatë së cilës ishte personalisht i pranishëm”.

Prandaj, ai kërkon që ndër të tjera të themelohet një ekip prokurorësh që të vlerësojnë veprimet e marra të prokurorit Maloku në rastin e tij si dhe të iniciohet procedurë hetimore kundër tij.

Për akuzat që ia ka bërë prej disa ditësh, prokruori Rasim Maloku nuk është deklaruar akoma. I njëjti është pyetur për një deklarim sot nga Gazeta Express, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka kthyer përgjigje.

KLIKO KETU