18:32 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Avokati Gashi tregon se kush munden me qenë të akuzuarit nga Gjykata Speciale (Video)

Gjykata Speciale për Kosovën nuk ka te bëjë me ngritjen e aktakuzave, por bëhen nga prokuroret në kuader të kësaj Gjykate që kanë zyret në Hagë.

Kështu ka thënë në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum, avokati i njohur, Tomë Gashi.

“Gjykata është krejtesisht funksionale, vetëm po priten veprimet e Prokurorise”, thote ai.

Avokati Gashi ka theksuar se, të akuzuar potencialë munden me qenë shumë kategori të personave, s’ka të bëjë me mbajtjen e funksioneve të caktuara.

“Pa marre parasysh a ka qenë ushtar i thjeshtë apo komandant, mundet me qenë i akuzuar nga Prokuroria”, shprehet ai.

Ndër te tjera, Gashi konsideron se, deputetët me votimin e kesaj Gjykate në Kuvendin e Kosoves, i kane bërë keq vetes së tyre dhe Kosovës në përgjithesi.

Gashi në vazhdim ka sqaruar se, personat që kanë qenë të akuzuar ma heret nga Gjykata e Hages dhe jane liruar nga ato akuza, ata s’munden me u akuzua për të njejtat akuza.

“Për vepra te tjera, munden me u akuzue”, sqaron Gashi në Rrokum.

Gashi e cileson kete Gjykate si raciste, sepse gjykon vetem per shqiptarët.

Ne fund, avokati Gashi ka thane se tash per tash juridiksioni i Gjykates Speciale asht i fokusuem ne krimet e luftes, ndersa nuk dihet nese ne te ardhmen kjo Gjykate ka me i gjykue edhe krimet e ndryshme ekonomike.