Avokati i Llumnicës: Rasti ‘Syri i Popullit’ është rast i padrejtësisë së madhe dhe gjykimit me dënim pa prova

U zhvillua sot seanca gjyqësore për të akuzuarit e rastit ‘Syri i Popullit’.
Gjykata Themelore në Prishtinë shpallu fajtor të akuzuarit në rastin ‘Syri i Popullit’, të akuzuar për ‘Përgatitje të veprave terroriste’.
Të akuzuarit u dënuan me disa vite burgim, por Avni Llumnica u dënua me më së shumti, 12 vjet burgim.
Lidhur me këtë ka reaguar avokati mbrojtës i Llumnicës, Naim Rudari.
Rudari tha se ‘Syri i Popullit’ është një rast i padrejtësisë së madhe dhe gjykimit me dënim pa prova, transmeton Indeksonline.
Ai tha se është shqetësuese se si dikush dënohet aq lehtë, me dënimin më të lartë, e assesi mbi bazën e provave.
Sipas tij, gjykata do ta gjykojë edhe një herë këtë çështje e cila domosdo do të duhej rigjykuar.
Postimi i plotë:
Rasti i koduar si “Syri i Popullit” edhe nje rast i padrejtësisë së madhe dhe gjykimit me dënim pa prova.
Duke qenë i angazhuar në këtë lëndë që nga fillimi deri pak para përfundimit, i angazhuar për Avni Llumnica i cili sot u dënua me 12 vite burg, është shqetësim i madh që në këtë vend të dënohet dikush aq lehtë, me dënim aq të lartë e asesi mbi bazën e provave.
Gjykata do ta gjykojë edhe një herë këtë çështje e cila domosdo do të duhej rigjykuar, ngase si e tillë nuk do të mund të mbetet në fuqi.
Kësaj i thonë pasiguri juridike!