22:20 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Avokati i njohur: Vrasja e Santos për shkak të funksionit si bankier

Avokat Genc Gjokutaj tha se vrasja e Artan Sanots ishte një vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier.

Në studion e 360 Gradë, Gjokutaj tha se vrasja në derën e bankës së tij ishte një mesazh  për të.

Gjokutaj: Vrasja e Santos është një vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier. Sipas kriminologjisë vrasje te dera e bankës tënde nuk është problem personal. Ai është një mesazh që goditësi i jep, që nga mënyra e ekzekutimit vrasje është e lidhur me bankën.

Zheji: Kjo është vrasja më spektakolare

Gjokutaj: Atë mund ta vrisnin në një lokal. Por ky ishte një mesazh që i është dhënë.