15:45 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të Nasim Haradinaj nga paraburgimi

Nasim Haradinaj ndodhet para gjykatësve të Speciales në seancën e parë kundër tij.

Nga ana e tij, avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

“Nasim Haradinaj nuk është i akuzuar për krime lufte dhe Gjykata nuk ka juridiksion për të gjykuar raste të tilla. Dua dhe kërkojë nga Gjykata që ta lirojë menjëherë nga paraburgimi.Ne do t’i dorëzojmë dukumentet e kërkuara brenda afatit të kërkuar”.

Sipas gjykatësit ai akuzohet për frikësim, gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë.