10:32 / E Premte, 29 Mars 2024 / L K

Avokati Kërveshi shpallet më i suksesshmi për vitin 2023-2024 nga “The Legal500″

Platforma prestigjioze në botë për vlerësimin e avokatëve dhe shoqërive të avokatisë “The Legal500” me seli në Londër, ka shpallur rangimin e avokatëve më të suksesshëm për vitin 2023-2024.

Në mesin e avokatëve më të suksesshëm për vitin 2023-2024, është edhe avokati i njohur Kujtim Kërveshi.

Kërveshi shpallet avokati i parë i ranguar në vlerësim vjetor, duke zërë vendin e parë në listën e “leading individuals”, ndërsa shoqëria e avokatisë “Kërveshi & Partners” shpallet firma më e suksesshme e avokatisë, e ranguara e para nga gjitha avokaturat në këtë konkurrim vjetor dhe zënë vendin e parë ne kategorinë “TOP TIER 1”, ndërsa avokati Gent Spahija nga kjo firmë e avokatisë është ranguar në kategorinë e “partnerëve të gjeneratës së ardhshme.