08:33 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Avokati që nuk e feston Bajramin: Pres të mi sjellin 3 tepsia bakllava në zyrë

Emisioni #gjesi ka realizuar sot nga sheshi i Prishtinës disa lidhje direkte me personat që ishin duke shkuar në punë, raporton Gazeta Express.

Njëri nga këta persona ishte edhe një avokat që tha se ai personalisht nuk e feston këtë festë për shkak të besimit.

Por ai tha se se pret që në zyrë t’ia sjellin tre tepsi me bakllava shokët e tij të fesë myslimane.

“Unë nuk e festoj këtë festë por kjo është festa ime, sepse është festa e popullit tim”, ka thënë ai.