14:53 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avokati qëllohet për vdekje, po mbante vajzën në krahë (Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Caruaru, Brazil, ku një avokat është vrarë për vdekje nga një person.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur avokati del nga makina së bashku me bashkëshorten dhe merr në krahë vajzën e tij.

Pak më pas një person i afrohet me pistoletë.

Teksa i dorëzon vajzën bashkëshortes, avokati shtrihet në tokë dhe qëllohet disa herë me pistoletë.

Ende nuk është identifikuar personi që ka qëlluar, por kamerat e sigurisë e tregojnë fare mirë atë.

Temat: