10:40 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Avokatja e Murat Jasharit, thotë se gjykata vendosi në kundërshtim me ekspertët zvicerianë: Të kthehet në vendin ku jeton

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar të akuzuarit në rastin “Syri i popullit”, ka folur avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi – Bytyqi.

Para mediave Gashi – Bytyqi tha se edhe ekspertët kanë paraparë që klienti i saj, Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton mirëpo, gjykata në kundërshtim me ekspertët ka vendosur që ai të trajtohen në Kosovë në Institutin e Psikiatrisë.

“Gjykata aprovoi propozimin e Prokurorisë Speciale që të jetë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, ky vendim bie në kundërshtim me ekspertët zviceranë dhe kosovarë, ata kanë thënë që Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton”, ka deklaruar ajo.

Sot gjykata ka vendosur që Murat Jashari për 10 vjet të marrë trajtim të detyrueshëm psikiatrik.