19:53 / E Enjte, 26 Janar 2023 / MSH

Avokatja e vajzës që dyshohet se u përdhunua nga Dani Alves: Nuk mund të flejë, po merr ilaçe

Avokatja e viktimës, Esther Garcia Lopez, ka folur për vajzën 23-vjeçare e cila akuzoi Dani Alves për përdhunim më 30 dhjetor.

Vajza ka deklaruar më parë se nuk i duheshin para nga lojtari dhe se ai duhet të dënohej duke shkuar në burg.

Sipas avokates, viktima nuk ka mundur të flejë më që nga dita që ka dëshmuar për përdhunimin.

Ajo po i nënshtrohej trajtimit psikiatrik dhe po ashtu merrte ilaçe antivirale për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme, pasi Alves nuk përdori prezervativ në momentin e përdhunimit.