19:30 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Avramopoulos mirëpret ratifikimin e demarkacionit: Një hap vendimtar përpara për Kosovën

Pas ratifikimit të marrëveshjes kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, i menjëhershëm ka qenë edhe urimi nga zyrtarët e lartë evropianë.

Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitrit Avramopoulos ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshje së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

“E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, në Kuvendin  e Kosovës. Një hap vendimtar përpara për Kosovën. #liberalizmi i vizave”, ka shkruar ai./Indeksonline/