Axha rrah mbesën në Vushtrri
Në Vushtrri një vajzë është sulmuar fizikisht nga axha i saj.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK”, shkruan në komunikatën e PK-së dërguar për media.
Më pas, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje./AktivPress