09:28 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Bejta

Azemi: Kriza energjetike u shfrytëzua për të blerë energji elektrike nga shoku i tyre, Martin Berishaj

Një akuzë e rëndë ndaj pushtetit ka ardhur nga Visar Azemi që rishtazi ka aderuar në LDK. Eksperti i energjetikës ka thënë se kiza energjetike u shfrytëzua për të blerë energji elektrike nga shoku i tyre, Martin Berishaj. “Kriza energjetike u shfrytëzua për të blerë energji elektrike nga shoku i tyre, Martin Berishaj. Për veriun, shpenzuan mbi 100 milionë euro për faturat e energjisë. Në një kohë kur shteti ynë duhej të investonte në kapacitete gjeneruese dhe të krijonte stabilitet energjetik në vend, ata po tregojnë se nuk kanë guxim dhe as vizion për të udhëhequr!” – tha Azemi me një video të postuar në faqen e LDK-së në mediat sociale.

Ai shtoi se pushteti nuk filloi e as nuk mbaroi asnjë projekt që dy vite duke i refuzuar investimet amerikane në projektin e gazit. “Asnjë projekt nuk e filluan e as nuk e mbaruan që dy vite në pushtet. I thanë jo investimeve amerikane në projektin e gazit, projekt i cili do ta bënte Kosovën partner strategjik të SHBA-ve.” tha Azemi.

Sipas Azemit, ka mungesë vizioni për investime në kapacitete gjeneruese. Në një kohë kur shteti jonë do duhej të investonte në kapacitete gjeneruese dhe të krijonte stabilitet energjetik në vend, ata po tregojnë që nuk kanë guxim e as vizion për të udhëhequr!

Qytetarët tanë meritojnë më mirë! Kosova meriton më shumë tha Azemi në fund.