11:04 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / k.v

Azilkërkuesit tentojnë të futën me forcë në kamp, lëndohen pesë policë në Magure

Pasditen e së martës, janë arrestuar katër shtetas të huaj, azilkërkues, të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin tentuar të futeshin me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit.

Gjatë përpjekjeve për të mos i lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër, janë lënduar pesë zyrtarë policorë, raporton IndeksOnline.

Zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare, pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/