19:06 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / Gj. Sh

Aziz Salihu: Kosova do të bëj ”bum” me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos dhe Lojërat Mesdhetare

Kosova për herë të parë do të jetë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos, i cili do të mbahet gjatë muajit dhjetor në Prishtinë.

Po ashtu Kosova ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në vitin 20230, shkruan IndeksOnline.

Rreth Kampionatin Evropian të Xhudos dhe Lojërave Mesdhetare, në një intervistë për IndeksOnline, ka folur ish-boksieri i njohur kosovar, Aziz Salihu.

Ai ka thënë se i është gëzuar këtij lajmi dhe se Kosova do të bëj ‘’bum’’ me këto organizime.

“Unë jam gëzua shumë se është një kënaqësi e madhe sidomos për xhudistët sepse ata kanë arritur më shumë suksese, është kënaqësi që ata të bëjnë çmos dhe kanë me fitue. Kisha pas dëshirë që edhe boksi të ketë më shumë sukses dhe të jem edhe unë aty, mjafton veç me ju fol dhe ti ushtroj, ata do të jenë kampionë. Organizimi i Lojërave mesdhetare është fenomen, është kënaqësi që po mbahet kjo, unë mendoj që ka me bo bum”, ka thënë Aziz Salihu./IndeksOnline/