19:11 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aziz Salihu: Nuk e di pse nuk jam pjesë e Komitetit Olimpik, boksi është në krizë!

Ish-boksieri i njohur kosovar, Aziz Salihu ka thënë për “TV Rrokum”, se është duke u organizuar një turnin i madh i boksit.

Salihu thotë se ky turnirë do të mbahet brenda një muaji dhe do të ketë shumë boksierë cilësor nga vendet e ndryshme.

“Nuk po mundem me kuptua, pse unë dhe disa emra tjerë të mëdhenj të sportit kosovar nuk janë pjesë e Komitetit Olimpik”, ka thënë Salihu.

Po ashtu, ish-fituesi i shumë titujve thotë se boksi është në krizë të madhe.