12:21 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Azpilicueta: Sezon i dështuar, Kupa FA nuk na shpëton!

Zëvendës/kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta thotë se skuadra e tij është në telashe të mëdha në këtë sezon.

Blutë e Londrës nuk janë duke arritur të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri 2018/19, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi spanjoll, i cili është duke luajtur një rol të madh te Chelsea thotë se klubi i tij edhe nëse e fiton Kupën FA, nuk do ta shpëtojë sezonin.

“Kupa FA është me plotë histori dhe e rëndësishme, edhe nëse mund ta fitojmë këtë trofe, nuk është e mjaftueshme për ne. Sigurisht ne do të tentojmë ta fitojmë, por nuk do ta shpëtojë sezonin tonë”, ka thënë Azpi.

Chelsea në 32-xhiro, ka grumbulluar vetëm 57 pikë dhe gjendet në pozitën e 5’të. Kurse në Ligën e Kampionëve u eliminua në fazën e 1/8 së finales./IndeksOnline/