09:06 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Injoron Realin e Barçën, ylli i Chelseat rinovon me Chelsean

Cesar Azpilicueta ka nënshkruar sot kontratë të re katër-vjeçare që do ta mbajë te Chelsea deri në vitin 2022.

Mbrojtësi ka qenë kapiten i Chelseat katër herë në Premier League këtë sezon, dhe tani është larg vetëm dy paraqitje para se të arrijë kuotën e 300 paraqitjeve.

Ai do të bëhet vetëm lojtari i shtatë i Chelseat që do ta arrijë këtë shifër të paraqitjeve, transmeton IndeksOnline.

”Jam me të vërtetë i lumtur që do të vazhdoj te Chelsea. Që prej kur erdha këtu, unë ndjej kënaqësi dhe përgjegjësi të luaj këtu”.

”Çdo herë që futem në fushën e lojës, tentoj ta bëj më të mirën”.

”Shpresoj se do të vijnë edhe sukseset dhe ta mbajmë Chelsean në vendin, ku duhet të jetë”, tha mbrojtësi spanjoll./IndeksOnline/