23:07 / E Premte, 07 Korrik 2023 / Gj. Sh

Azpilicueta tregon arsyen pse zgjodhi ti bashkohet Atletico Madridit

César Azpilicueta është futbollist i ri i Atletico Madridit.

Mbrojtësi spanjoll u transferua si futbollist i lirë nga Chelsea, pasi arritën marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit, shkruan IndeksOnline.

Azpilicueta në konferencën e sotme ku u prezantua si lojtar i Atleticos, tha se dëshironte transferimin në Madrid dhe të përjetonte vlerat e këtij klubi.

“Kishte shumë zëra, diçka me të cilën nuk isha mësuar. Kur fola me trajnerin, me njerëzit e klubit, ndjeva se ishte gjëja më e mirë për mua, që mund të kontribuoja shumë për grupin, për klubin.

Doja të jetoja vlerat e Atléticos, doja të vija dhe të përpiqesha të ndihmoja. Besoj se mund të bëhen gjëra shumë të mira, me sakrifica, me punë. Doja shumë të vija tek Atletico”, tha Azpilicueta  në konferencën e prezantimit./IndeksOnline/