22:13 / E Enjte, 24 Shtator 2020

B​esa Shahini e dorëzon zyrtarisht detyrën te ministrja e re

Besa Shahini sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek ministrja Evis Kushi.

Postimi i plotë i Shahinit:

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.