10:55 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Babai hero, i del plumbit para, që t’i mbrojë tre fëmijët e tij, shikojeni momentin dramatik

Një moment dramatik është parë në një sallon veturash në Bronx të Amerikës. Një person i armatosur ka filluar të gjuaj me armë duke hasur në rezistencën e anëtarëve të sigurimit.

Anthony Jeferson ndodhej në autosallon bashkë me tre fëmijët e tij, shkruan Indeksonline.

Pasi filluan të shtënat afër ulëses ku ndodhej ai me tre fëmijët e tij, Anthony si një baba i devotshëm mblodhi tre fëmijët e tij në tentim shpëtim nga plumbat që po krisnin.

Pasi u hodh mbi fëmijët, një plumb e ka goditur në kofshë atë.

Ky plumb mund të ishte fatal për njërin nga tre fëmijët e tij që ishin të moshës gjashtë, pesë dhe dy vjeçare./Indeksonline/