22:54 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës merr vëmendje në Brit Awards

Si gjithmonë, Dua Lipa në çdo ngjarje ka pas vetës familjen e saj, të cilën e falënderon për çdo sukses të sajin.

Edhe sonte ylli kosovar në Brit Awards ishte e shoqëruar nga personat e saj të zemrës, përcjellë Indeksonline.

Derisa prezantuesi shkoi në tryezën e artistes për të biseduar me të, ai nuk la pa përmendur edhe babain e saj, Dukagjinin, të cilit ai iu drejtua me Dugi.

Madje prezantuesi e cilësoi Dugin si babain më “cool” në planet dhe tha se e ka idol./Indeksonline/