19:03 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës për Fadil Vokrrin: Ishte zot futbolli kur isha fëmijë (Foto)

Vdekja e hershme e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri ka shokuar dhe ka prekur të gjithë.

Edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini përmes llogarisë së tij Instagram ka shprehur dhimbjen për humbjen e legjendës së futbollit kosovar.

“Ai ishte një zot i futbollit kur isha fëmijë. R.I.P. Fadil Vokrri. Legjenda jonë kombëtare. Stadiumi i Futbollit i Prishtinës me krenari do ta mbajë emrin tuaj.”, ka shkruar Lipa përbri kësaj fotografie./Indeksonline/