Babai i Dua Lipës romantik, me fjalë dashurie ia uron ditëlindjen bashkëshortes (Foto)
Shpesh familjarët e fytyrave publike zënë një vend të veçantë në mediat rozë.
Edhe prindërit e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa tashmë janë të njohur për opinionin.
Është Dukagjini ai që kësaj radhe merr vëmendje, pasi që ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje. Me fjalë dashurie ai vjen me një dedikim të veçantë.
“Që nga fillimi deri në fund të fundit, ju jeni dashuria ime dhe shoku im më i mirë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ai./Indeksonline/