20:35 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës: Vitin tjetër do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën në Sunny Hill

Sot në Prishtinë është mbajtur konferencë nga Sunny Hill në të cilën reperi shqiptaro-amerikan, Action Bronson ka folur para medieve.

Ai shpalosi pjesë nga jeta e tij dhe rrëfime interesante dhe qesharake.


Por në konferencë foli edhe organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa.

Ndër të tjera ai u pyet pse s’u ftua edhe Rita Ora në Sunny Hill, ndërsa Lipa tha se kjo ngjarje do të mbahet çdo vit dhe se në vazhdim do të ketë edhe prurje të tjera.


“Duam që ky festival të ketë jetë të gjatë dhe të mbahet çdo vit, kështu në çdo edicion të sjellim artistë të ndryshëm. Vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën”, tha Lipa, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe Lipa shtoi se ideja për organizimin e Sunny Hill në Prishtinë ka qenë e përbashkët me vajzën e tij, Dua Lipën./Indeksonline/