09:32 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Babai i dy fëmijëve: Mos u dashuroni me burrat nën moshën 30, shfrytëzoni vetëm për seks

Glen Urquhart dëshiron që t’u tregojë grave se nuk duhet t’i marrin lidhjet serioze nëse ato janë duke u takuar me djem nën moshën 30 vjeçe.

43 vjeçari ka shkruar një letër të hapur kohët e fundit duke thënë se i vjen keq për të gjitha gratë që ai kishte qenë në lidhje me to sa ishte më i ri, si dhe ka ofruar disa këshilla për zonjat.

“Para të 30-ave, unë, si gati të gjithë burrat e tjera isha i paaftë për të reflektuar ose për të menduar më shumë se sa të dalë me vetëm një të dashur”, ka shkruar ai.

Urquhart tha për FEMAIL se ndihej i detyruar të shkruante këto fjalë pasi ka parë një shoqe të saj të mirë e cila është në të 20-at se është dëshpëruar pasi ndërpreu lidhjen me të dashurin e saj, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu pranoi se para se t’i mbushte 30-at ai nuk ishte dashnor ideal, kryesisht për shkak se nuk ishte serioz që të merrej sa duhet me kërkesat që vinin nga një lidhje e përkushtuar.

“Isha argëtues, pra nuk isha në gjendje të mendoja për një lidhje serioze”, ka thënë ai.

Kështu ai është i bindur se mënyra më e mirë që zonjat të mos dëshpërohen është nëse sa janë të reja takohen me meshkujt nën moshën 30 vjeçe vetëm për seks.

Ndërsa për një lidhje serioze ai mendon se mashkulli duhet të ketë më shumë se 30.

“Pra, zonja, të gjithë meshkujt nën moshën 30 vjeçe duhet t’i konsideroni vetëm për sa vijon: për seks, për lojëra, për argëtim, si karamele para martesës dhe si një person që jua mbanë gjërat gjatë shopingut”, është këshilla e tij.

Përderisa Urquhart nuk e përjashton mundësinë se mund të ketë të rinj që janë të përkushtuar në lidhje ani pse janë të rinj, ai u sugjeron grave se më mirë është që të mos përfshihen shumë në një lidhje, pra të mos japin shumë nga vetja.

Sipas tij, burrat më të rinj shpeshherë nuk janë në gjendje të komunikojnë me partnerët e tyre në mënyrë të hapur dhe të ndershme./Indeksonline.