07:37 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hapet projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim”

Sot do të bëhet hapja zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. Ky projekt do të implementohet falë përkrahjes nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në luftën kundër diskriminimit gjinor, promovimit të punës së dinjitetshme dhe zbatimit të strategjive miqësore gjinore, që përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës. Partneriteti i përbashkët në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, synon të adresojë diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të jetë prezent në Kosovë dhe Shqipëri.

Hapja dhe prezentimi i projektit do te behen nga Shpend Emini, D4D;l Per Strand Sjaastad, Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë; Mirela Arqimandriti, (GADC) dhe Linda Abazi-Morina, D4D.