20:40 / E Premte, 17 Mars 2023 / Gj. Sh

Babai i Messit tregon tre lajme të rreme për yllin e PSG

Lionel Messi ditët e fundit ka qenë në vëmendjen e mediave nderkombëtare.

Ka pasur lajme në vazhdimësi se ylli argjentinas do të largohet nga klubi i PSG-së, transmeton IndeksOnline.

Por babai i ”pleshtit” Jorge Messi, ka reaguar përmes profilit zyrtar, ku ka publikuar tre lajme ku kërkon të mos i besohet sepse janë lajme të rreme të cilat kanë qarkulluar ditët e fundit.

Këto janë tre lajmet me titullin që Jorge Messi i cilëson si të rreme :

Leo largohet nga seanca e së martës për shkak të problemeve me Galtier;

PSG nuk është e hapur të pranojë kushtet e Messit për të nënshkruar marrëveshje të re;

Messi kërkon 600 milionë euro pagë për Al Hilal. “Lajme të rreme – mos u besoni, ne nuk do të pranojmë më gënjeshtra”./IndeksOnline/