21:25 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Babai i Neymar i përgjigjet PSG-së, tregon se pse nuk u paraqit ai në stërvitje

Babai i Neymar, i është përgjigjur PSG-së pas deklaratës së tyre se ata do të merrnin masa ndaj djalit të tij, pasi që ai nuk ishte në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Pavarësisht nga raportimet se Neymar do të transferohet në Barcelonë, babai i Neymar ka pohuar se djali i tij është në të vërtetë duke bërë punë bamirësie, përcjell Indeksonline.

“Arsyeja për mungesën e tij është e njohur dhe është e planifikuar për më shumë se një vit,” u deklarua ai.

“Neymar po punon me organizata bamirëse dhe kjo gjë nuk mund të ndryshohet, kështu që ai do të kthehet më 15 korrik.”

“Nuk ka dramë. PSG është njoftuar. “

27-vjeçari duhet të kthehet në stërvitje të hënën pas pushimit veror./Indeksonline/.