20:34 / E Premte, 17 Qershor 2022 / MSH

Babai i shqiptarit të vrarë në Gjermani me mesazh prekës për të birin: Nuk ishte e shkruar ta festonim bashkë ditëlindjen

Një ditë më parë mediat gjermane raportuan për një të ri shqiptar të vrarë me thikë nga një qytetar nga Maqedonia e Veriut në Hamburg.

24-vjeçari shqiptar i vrarë me thikë është Blerim Kola nga Dibra.

Babai i Blerimit ka bërë një postim prekës në Facebook, për vdekjen e të birit, ndërsa shkruan që kjo fatkeqësi mos i ndodhtë asnjë familjeje shqiptare.

Postimi i babait të Blerimit (pa ndërhyrje):

Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare…