17:47 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / LB

Babai i të dyshuarit për vrasjen në QKUK: Nuk e di ku e kam djalin

Babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit ka folur për djalin e tij.

Sokol Haliti e ka lënë në shtëpinë e tij veturën me të cilën është arratisur mbrëmë pas vrasjes që dyshohet se e kreu ai në oborrin e QKUK-së. Babai i tij thotë se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hic. Sikur me i pas ndodhë cikës tem, që i ka ndodhë asaj”, ka thënë ish-vjehrri i viktimës, për T7.

“Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, ka thënë tutje ai.