22:29 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Babai nuk e lejon ta përdor telefonin, 16 vjeçarja telefonon policinë

Një adoleshente nga Ohaio telefonoi policinë pasi që babai i saj nuk e lejoj ta përdorte iPonen e saj.  

“Babai im mori pronën time, e cila është një telefon me vlerë 800 dollarë që nuk i takon atij. Ai nuk e bleu atë,” tha 16-vjeçarja për policinë. 

Zyrtarët me Departamentin e Policisë Jugore u drejtuan në shtëpinë e tyre për të parë momentet e kapur në kamera. 

“E mora telefonin e saj prej saj, sepse ajo është një e mitur. Unë nuk dua që ajo të ketë telefon “tha babai Anthony Robertson për policinë.

Policia përkrahë vendimin e babait të saj

“Të kesh një celular nën moshën 18 vjeçare është një ‘privilegj’ dhe jo një ‘e drejtë’ siç beson ti.”, ishin fjalët e policisë drejtuar adoleshentes.

Ata gjithashtu i thanë që të ndiqte rregullat e vendosura nga babai i saj, nëse ajo shpreson ta marrë telefonin

Policia e mbylli çështjen pasi përkrahën vendimin e të atit të 16 vjeçares./Indeksonline/