18:09 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Babë e bir të përqafuar, Tolgahan me djalin në krah

Tolgahan Sayışman është një aktorë turk mjaft i dashur edhe për publikun shqiptarë, duke qenë edhe ‘dhëndërr’ i shqiptarëve, pasi që ai është i martuar me ish Miss Shqipërinë, bukuroshen Almeda Abazi, shkruan Indeksonline.

Ata para disa muajsh u bënë prindër për herë të parë, duke sjellur në jetë djalin që e quajtën Efhan.

Teksa aktori duket se po e shijon të qenit baba duke u paraqitur mjaft shpesh me të birin në krah.

Kështu ka bërë edhe në paraqitjen e fundit, kur ai është shfaqur me të birin në krah duke i ofruar dashuri vogëlushit të tij.

Kujtojmë që çifti Tolgahan dhe Almeda janë mjaft të dashur dhe të përfolur nga publiku. /Indeksonline/